Blinken: T’i jepet fund dhunës dhe tensionit mes izraelitëve dhe palestinezëve

0
21

Mjaft më me dhunë dhe tensione si nga ana e  palestinezëve ashtu dhe nga ajo izraelite, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një seri thirrjesh telefonike të bëra në orët e fundit me ministrat e Jashtëm të Francës, Egjiptit, Katarit, Arabisë Saudite dhe Pakistanit.

Blinken theksoi nevojën për një angazhim të përbashkët për të arritur në një armëpushim dhe për të gjetur zgjidhje në shkallë të largët duke rifilluar dialogun.

Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës të bllokuar ka shkuar në 197, përfshirë 34 gra dhe 58 fëmijë.

Pavarësisht reagimeve të ashpra ndërkombëtare për sulmet vdekjeprurëse, Izraeli vazhdoi sulmet në Gaza gjatë natës nga e shtuna në të dielën.

Izraeli pushtoi Jeruzalemin Lindor, ku ndodhet xhamia Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967.

Ai aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, lëvizje kjo e cila kurrë nuk u njoh nga bashkësia ndërkombëtare./ATSH