Rritet numri i personave që dëshirojnë të vaksinohen kundër COVID-19 në Gjermani

0
26

Që prej fillimit të vaksinimeve kundër koronavirusit në Gjermani, pesë muaj më parë, gjithnjë e më shumë persona janë të gatshëm për t’u vaksinuar.

Përfshirë edhe ato që e kanë kaluar COVID19, rreth tre e katërta e gjermanëve mbi 18 vjeç dëshirojnë tashmë të vaksinohen, sipas një sondazhi të “YouGov”.

Rreth 36% e personave të pyetur ishin vaksinuar tashmë të paktën me një dozë. 38% kishin qëllim ta bënin vaksinën nga një total prej 74%.

Pak para fillimit të fushatës së vaksinimit më 27 dhjetor, vetëm 65% kishin vendosur të vaksinoheshin. Në atë kohë, 19% refuzuan vaksinimin, tani është vetëm 15%.

Përqindja e personave të pavendosur ka rënë nga 16 në 11% që nga fundi i dhjetorit./ATSH