Prishtina ka siguruar titullin kampion në Superligën e Kosovës në Futboll

0
45

Prishtina, pas fitores të së dielës, kundër Gjilanit me rezultat 1-2, ka siguruar titullin kampion të Superligës së Kosovës në Futboll.

Me titullin e këtij sezonit, Prishtinës i bëhet titulli i 11 në Superligë, njofton KlanKosova.tv.

Djelmoshat e Zekrja Ramadanit, pasi që i shënuan dy gola në pjesën e parë falë, Gledi Micit në minutën e ’15 dhe Leonit Abazit në minutën e ’40, ia shuan shpresat Dritës për një përsëritje të sezonit të kaluar.

Golashënuesit më të mirë të Prishtinës këtë sezon ishin, Otto John me 10 sosh, Leotrim Kryeziu më nëntë dhe Besnik Krasniqi me tetë.

Prishtina këtë sezon, ka pasur vetëm pesë humbje dhe në total ka 24 fitore.

Të dielën e ardhshme Prishtina pret Ballkanin në ndeshjen e fundit të Supërligës në Futboll, ku edhe do të shpallet zyrtarisht kampion Kosove.