Mot i ndryshueshëm me vransira, erë e diell, kohëpaskohe me mundësi edhe për shi

0
31

Në pjesën e parë të javës mot i ndryshueshëm me vransira, erë e diell, kohëpaskohe me mundësi edhe për shi. Të premten më shumë diell e pa reshje.

16.05.2021 – Moti i ndryshueshëm i fundjavës, do të vazhdojë edhe në pjesën e parë të javës në vijim. Parashihet të mbajë mot i ngrohtë, me vransira të ndryshueshme, por edhe me intervale me diell. DItën e hënë parashihet të fryjë edhe erë më e fuqishme nga jugperëndimi. Kohëpaskohe priten edhe të reshura që vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullima.
Nga dita e premte, sipas parashikimeve të fundit, do të mbajë mot më i qëndrueshëm, me më shumë diell.

Cilësia e ajrit mbetet edhe gjatë ditëve të ardhshme në vlera të pranueshme dhe të mira.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera të larta, e ditën e hënë do të arrijë edhe në vlera shumë të larta, që në këto kushte preferohet ekpozim më minimal në rrezet e diellit orëve të mesditës.

17.05 – Pjesërisht vranët dhe me erë gjatë ditës. Pradite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu, e që mund të shoqërohen edhe me bubullima.
18.05 – Pjesërisht vranët. Orëve të hershme të mëngjesit dhe paradite priten edhe reshje të dobëta shiu.
19.05 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Pasdite me të reshura shiu, që vende-vende do të shoqërohen edhe me bubullima.
20.05 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Kohëpaskohe me mundësi për reshje të dobëta shiu.
21.05 – Më shumë diell me vransira kalimtare gjatë ditës.

Temperaturat e ajrit pasi shënojnë rritje ditën e hënë, më pas do kenë një tendencë të rënies. Minimalet në rënie graduale nga 10C deri në 5C ditën e premte, maksimalet nga 24C, mund të zbresin deri në 17C ditën e enjte.

Të hënën pritet të fryjë erë më e fuqishme nga jugperëndimi 8-14m/s, me hove edhe deri në 18m/s. E ditëve të ardhshme do të fryjë edhe nga krahu veriore me shpejtësi 4-10m/s.
Shtypja atmosferike luhatet mes vlerave nën normale dhe përreth deri ditën e premte, kur shënon një rritje.