Kurti për Ukshin Hotin: Fati i tij nuk është zbardhur kurse drejtësia për të nuk ka nisur

0
54

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar Ukshin Hoti, në 22 vjetorin e zhdukjes së tij.

Kurti në Facebook, ka shkruar se drejtësia për Ukshin Hotin nuk ka filluar ende.

“22 vjet më vonë, fati i tij nuk është zbardhur kurse drejtësia për të nuk ka nisur. Të mungosh do të thotë të jesh. Diku tjetër, larg prej njerëzve që të duan. Ukshin Hoti është, edhe në veprën që ka lënë. “Filozofia Politike e Çështjes Shqiptare”, “Bisedë përmes hekurash” dhe “Lufta e Ftohtë dhe Detanti” – tre libra, tri ditë lexim, pas të cilave nuk do të mendoni, studioni e veproni njësoj. Është më i madh se jeta”, ka shkruar Kurti.