U rrëzua derisa po punonte, lëndohet rëndë një person në Prizren

0
73

Një burrë ka pësuar lëndime të rënda pasi është rrëzuar nga një lartësi rreth dy metra ndërsa ishte duke kryer disa punë fushe në Prizren.

Policia njofton se viktima fillimisht ndihmën e parë mjekësore e kishte marrë në emergjencën e Prizrenit pastaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar në QKUK.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin, transmeton Klan Kosova.