Erdogan njofton lehtësimin e kufizimeve

0
119

Pas pushimeve të fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit (Aïd al-Fitr), parashikuar nga nesër deri të shtunën, Turqia do t’i japë fund kufizimeve antiCOVId-19 dhe do të fillojë rrugën e normalizimit, njoftoi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, në një mesazh video.

“Infektimet në vend kanë rënë nën 15 000 në ditë, nga 40 000 në fillim të izolimit në fund të prillit. Ditë të mira na presin”, premtoi presidenti turk.

“Me vullnetin e Zotit, ne kemi arritur të frenojmë epideminë. Ne do të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme kundër një kërcënimi epidemik”, shtoi Erdogan duke premtuar se do të zgjidhte problemet ekonomike të grupeve shoqërore më të prekura nga kriza lidhur me COVID-19.

“Ne jemi të vendosur t’i japim vendit tonë atë që meriton”, nënvizoi presidenti turk, Erdogan.