Ambasadori i izraelit në Serbi: S’ka rishikim të vendimit për Kosovën, Izraeli e ka njohur pavarësinë

0
98

Ambasadori i Izraelit, Jahel Vilan, ka thënë se vendi i tij e ka njohur pavarësinë e Kosovës nën presionin e Amerikës

“Mos më keqkupto, kjo është një temë e rëndësishme, por është një histori tjetër. Vendimi i Izraelit për të njohur pavarësinë e Kosovës u mor nën presionin amerikan, përndryshe mos të harrojmë se u bë brenda kornizës së marrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës dhe Amerikës, dhe jo me ne”.

“Unë nuk po përpiqem të fshihem pas kësaj, ai vendim u mor nga Izraeli pas shumë vitesh kur ne nuk e njohëm Kosovën. Ishte kundër interesave tona në Serbi”, ka thënë Vilan.

Pyetjes nëse Izraeli do ta rishikojë vendimin për Kosovën ambasadori iu përgjigj duke thënë se nuk dëshiron të le asnjë hapësirë për optimizëm për publikun në Serbi, shkruan B92, transmeton Klan Kosova.

“Unë nuk e shoh atë mundësi për momentin. Është arritur një marrëveshje, Izraeli e ka njohur Kosovën, dhe Kosova do ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem. Unë nuk shoh tërheqje të njohjes së Kosovës, për sa kohë që të dy palët e kanë pranuar atë në marrëveshje”, ka thënë Vilan në një intervistë për Tv Prva.