Abbott për arritjen e vaksinave ndaj COVID-19: I kënaqur për këtë moment të rëndësishëm

0
29

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se sot ishte pjesë e arritjes në Kosovë të kontingjentit të fundit të vaksinave Covid-19, nga Covax.

Abbott, shprehet se Britania e Madhe patën rol të rëndësishëm në sigurimin dhe shpërndarjen e kësaj vaksine në Kosovë, por dhe m barë botën, njofton Klan Kosova.

”Këtë mëngjes iu bashkova kolegëve të QUINT-it, ekipit të Kombeve të Bashkuara, dhe Kryeministrit Albin Kurti, në mirëpritjen e arritjes së kontingjentit të fundit të 38,400 dozave të vaksinës nga aleanca Covax.

Ky proces është një maratonë, jo një shpejtësi, siç ka qenë e gjithë pandemia, por unë jam i kënaqur që kemi arritur këtë moment të rëndësishëm.

Ne Britania e Madhe, kemi kryem pjesën tonë, me mbi 500 milion£ investime në strukturën #COVAX. Deri më tani, ne kemi angazhuar deri në 829 milion£ ndihmë nga Mbretëria e Bashkuar, për zhvillimin e vaksinave, trajtimeve dhe testeve COVID-19 dhe shpërndarjen e tyre në të gjithë botën”.