UNICEF njofton për kontigjentin e radhës të vaksinës AstraZeneca që pritet të arrijë të mërkurën në Kosovë

0
32

Një kontigjent i dytë me doza të vaksinës së AstraZeneca të ndara nga programi COVAX pritet të arrijnë të mërkurën në Kosovë.

Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e UNICEF në Twitter ku thuhet se vaksinat pritet të arrijnë më 12 maj, njofton Klan Kosova

Kontigjenti i parë kishte 24 mijë doza teksa COVAX për Kosovën ka ndarë 201 mijë e 420 doza të vaksinës kundër COVID-19.