Vdekjet nga Covid mund të jenë sa dyfishi i raportuar zyrtarisht

0
54

Pandemia e Covid-19 ka shkaktuar gati 6.9 milionë vdekje në të gjithë botën, më shumë se dyfishi i numrit të regjistruar zyrtarisht, vlerëson një analizë e re nga Instituti i Universitetit të Uashingtonit për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME), raporton Reuters. Ndërkohë tani janë raportuar 3.28 milionë vdekje zyrtarisht.

Sipas Reuters, IHME është një organizatë e pavarur e kërkimeve shëndetësore që ofron matje të krahasueshme të problemeve shëndetësore në botë dhe është cituar në të kaluarën nga Shtëpia e Bardhë. IHME thotë se vdekjet nga Covid-19 nuk raportohen pasi shumë vende regjistrojnë vetëm ato që ndodhin në një ambient spitalor ose te njerëzit me infeksion të konfirmuar. Për këtë arsye, IHME po ndryshon mënyrën e llogaritjes së këtyre shifrave.

“Në vendet e tjera, të tilla si Ekuadori, Peruja dhe Federata Ruse, mospërputhja midis vdekjeve të raportuara dhe analizave të niveleve të vdekjes krahasuar me nivelet e pritshme të vdekjes, ndonjëherë referuar si ‘vdekshmëri e tepërt’, sugjeron që niveli i përgjithshëm i vdekjes nga Covid-19 është shumë më i madh se raportet zyrtare,” tha IHME në një deklaratë.

Në Shtetet e Bashkuara, analiza e IHME vlerësoi vdekjet e lidhura me Covid-19 prej më shumë se 905,000, ndërsa shifrat zyrtare nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) më 5 maj vlerësuan 575,491 vdekje për shkak të Covid-19.