Osmani reagon për incidentin në Zubin Potok: Akt kriminal, organet e rendit të zbulojnë autorët sa më parë

0
157

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me sulmin që u ndodhi sot anëtarëve të grupit “Kosova Mountain Club” në malet e Zubin Potokut, ku persona të panjohur gjuajtën me armë zjarri në afërsi të tyre.

“Dënoj sulmin e armatosur ndaj grupit të të rinjve nga “Kosova Mountain Club” në malet afër Zubin Potokut. Çdo qytetar i Republikës së Kosovës duhet të ndihet i lirë dhe i sigurt gjatë lëvizjes në secilën pjesë të territorit të Kosovës. Ftoj organet e rendit dhe hetuesisë që të vazhdojnë punën në mënyrë që sa më parë të zbulojnë dhe dënojnë autorët e këtij akti kriminal që synon përhapjen e frikës dhe ndjenjës së pasigurisë në atë pjesë të vendit tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.