Vaksina kineze “Sinopharm” merr miratimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

0
69

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë miratimin emergjent për vaksinën kundër COVID–19 të prodhuar nga firma kineze Sinopharm.

Kjo është vaksina e parë e zhvilluar në një vend jo perëndimor që merr mbështetjen e OBSH-së.

Kina tashmë ka vaksinuar miliona njerëz “në shtëpi” dhe në 45 vende të tjera, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv

Deri më tani, OBSH kishte aprovuar vetëm vaksinat e bëra nga Pfizer, AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe Moderna.

Sidoqoftë, rregullatorët individualë të shëndetit në vende të ndryshme – veçanërisht ato më të varfra në Afrikë, Amerikën Latine dhe Azi – tashmë kanë miratuar vaksinat kineze për përdorim emergjent.

Me pak të dhëna të lëshuara ndërkombëtarisht, efektiviteti i vaksinave të ndryshme kineze ka qenë prej kohësh i pasigurt.