Shënimi i 10 Vjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit

0
27

Me rastin e dhjetë vjetorit të aprovimit të Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje – Konventës së Stambollit, ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu së bashku me zëvendësministren znj. Nita Shala, vizituan Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, si dhe Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. Qëllimi i vizitave ishte solidarizimi ndër-institucional në ndërmarrjen e veprimeve për të parandaluar dhunën në familje si dhe për një përgjigje institucionale më efikase kundrejt dhunës në familje si dhe dhunës në baza gjinore.

Ministrja Haxhiu shprehu përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës, përkatësisht të Ministrisë së Drejtësisë për të adresuar me prioritet rastet e dhunës në familje, e që në këtë aspekt duhet një koordinim i plotë i institucioneve të drejtësisë për të vepruar në mënyrën më të duhur.