15.8 milionë euro të hyra më shumë së planifikimi për katër muajt e parë të vitit 2021

0
23

Përveç ofrimit të shërbimeve ndaj tatimpaguesve, inkasimi i të hyrave është njëri ndër prioritetet kryesore të Administratës Tatimore të Kosovës. ATK, për katër muajt e parë të këtij viti është duke shënuar trend shumë pozitivë në inkasimin e të hyrave, ku ky trend i inkasimit ka tejkaluar edhe pritshmërit që ATK ka pasur për periudhën Janar-Prill 2021.

Gjatë kësaj periudhe, ATK ka inkasuar 201.3 milion euro tatime, ku në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje  për 37.2%  apo 54.6 milion euro më shumë, ndërsa në krahasim me planin kemi inkasuar 15.8 milion euro më shumë ose 8.6%.

Bazuar në trendin e të hyrave nëpër muaj, pritet që të kemi realizim të planit të të hyrave edhe për muajt në vijim.

ATK, inkurajon gjithë tatimpaguesit që të deklarojnë dhe paguajnë obligimet e tyre tatimore, sepse vetëm në këtë mënyrë vendi ynë do të jetë në gjendje të përballet me sfidat e zhvillimit ekonomik dhe pandemisë COVID-19.