Von der Leyen: Një e katërta e popullsisë së BE është vaksinuar me dozën e parë

0
68

Rreth 150 milionë doza vaksinash COVID-19 janë shpërndarë në Bashkimin Europian, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, duke lajmëruar momentin historik.

“Një e katërta e të gjithë europianëve kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës”, shkroi kreu ekzekutivit të BE-së në Tëitter.

“Ne do të kemi doza të mjaftueshme për të vaksinuar 70 % të të rriturve të BE-së deri në korrik”, shtoi ajo, një referencë ndaj synimit kryesor të Bllokut për strategjinë e tij të vaksinimit.

Gati 450 milionë persona jetojnë në 27 vendet anëtare të BE-së.

Sipas KE, 266 milionë nga këta janë të rritur./ATSH