Kryetari i Athinës sot viziton Prishtinën

0
119

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në Prishtinë do të vijë për vizitë kryetari i Athinës, Kostas Bakoyannis.

Ai do të takohet me kryetarin Shpend Ahmeti në ora 14:00.

“Me 5 maj në orën 14:00, Kryetari Shpend Ahmeti pret në takim Kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis. Ndërsa në orën 15:00 do të dalin bashkë në konferencë për media”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës përcjell Klan Kosova.