Washingtoni s’ka marrëveshje me Teheranin për shkëmbim të të burgosurve

0
61

Departamenti i Shtetit Amerikan i ka mohuar raportimet e televizionit shtetëror iranian ku thuhet se SHBA dhe Irani kanë arritur një marrëveshje për shkëmbim të të burgosurve.

Ky televizion ka raportuar se Irani do t’i lirojë katër amerikanë të akuzuar për spiunim në këmbim të katër iranianëve të mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo Qeveria Amerikane e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se nuk ka marrëveshje.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Ned Pricem ka thënë “raportimet se një marrëveshje për shkëmbim të të burgosurve është arritur, nuk janë të vërteta”.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.