India i afrohet pragut prej 20 milionë rastesh, vazhdon mungesa e oksigjenit

0
90

Numri i rasteve me COVID-19 në Indi që prej fillimit të pandemisë po i afrohet pragut prej 20 milionë, ndërkohë që spitalet e mbingarkuara dhe me mungesë oksigjeni vazhdojnë të kenë vështirësi për shpëtimin e të sëmurëve, pavarësisht ndihmës nga autoritetet dhe të huajt.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, 370 000 kontaminime të reja dhe 3 400 të vdekur janë regjistruar në 24 orët e fundit.

India numëron në total 19,9 milionë raste me COVID-19 dhe 219 000 të vdekur. Një bilanc shumë i lartë, por sipas numrit të banorëve mbetet më i ulët se ai i Brazilit dhe SHBA-së.

Vend me 1,3 miliardë banorë, përballur me një valë të dytë epidemike me një përhapje të lartë, ja regjistruar tetë milionë kontaminime të reja që prej fundit të marsit, sipas të dhënave zyrtare.

Sistemi shëndetësor, në mungesë të mjeteve dhe mospërgatitjes për një situatë të tillë, është përballur me mungesa të mëdha të medikamenteve dhe oksigjenit.

Sipas informacioneve, 24 persona kanë humbur jetën si pasojë e mungesës së oksigjenit, në një spital të shtetit jugor të Karnatakas, pranë Bangalorës./ATSH