Kur njerëzit diskriminohen pse janë beqarë: Çfarë është singlism-i dhe ç’duhet të dini!

0
136

Një tjetër fjalë e sajuar nga Millennials për ankesën e radhës? Në fakt, jo. “Singlism” u krijua si term nga një një psikologe sociale e trajnuar në Harvard, Bella DePaulo, Ph.D dhe kushdo që është single ose ka miq beqarë, duhet të jetë në dijeni për të.

Çfarë do të thotë:

Sipas DePaulos, “Singlism-i është stigmatizimi i të rriturve që janë beqarë. Ai përfshin stereotipizimin negativ të beqarëve dhe diskriminimin ndaj tyre. ” Një shembull bazik dhe pak i rëndomtë: Njerëzit e martuar nuk janë domosdoshmërisht më të lumtur sesa beqarët.

Këmbëngulja e pandërprerë me të cilën mund të përpiqeni duke ngushëlluar një shok, me: “Mos u mërzit se dhe ti do takosh dikë shumë shpejt”, për shembull, mund të jetë një fjali jo gjithmonë me vend dhe ndoshta, të takojë dikë as nuk është përparësia e atij personi në atë moment.

Atëherë?

Ju duhet të jeni të vetëdijshëm për stigmën sociale dhe të mos harroni se të qenit single, në një lidhje apo të martuar – nuk përcakton se si/cili është një person.

Shumë psikologë dhe ekspertë të tjerë të fushës, shpesh thonë se fjala “singlism” është analoge me terma si racizmi apo seksizmi.

Burimi: Pure Wow, Psychology Today