Si ndodhi stampedoja në Izrael ku vdiqën të paktën 40 persona?

0
283

Festivali fetar në malin Meron në Izraelin jugor përfundoi me fatalitet ku vdiqën të paktën 45 persona.

Ata u shkelën nga pjesëmarrësit derisa po kalonin nëpër një tunel, derisa edhe rreth 150 të tjerë u lënduan gjatë përpjekjeve për të dalë jashtë.

Shumë forca të rendit shkuan në vendngjarje, përfshirë edhe ushtrinë, për t’i tërhequr trupat – disa prej tyre janë ende të paidentifikuar.

Disa dëshmitarë kanë akuzuar policinë për vendosjen e barrierave në pjesët prej nga do të mund të dilnin njerëzit.

Çifutët ortodoksë fajësuan edhe kryeministrin izraelit për tragjedinë.

Benjamin Netanyahu menjëherë vizitoi vendin e ngjarjes, derisa këtë ngjarje e ka cilësuar si tragjedinë më të madhe që i ka ndodhur shtetit të tij.

Ai ngushëlloi familjet e viktimave derisa ditën e diel e shpalli ditë zie.

Sipas raportimeve rreth 100 mijë njerëz morën pjesë sivjet në festival ku bënë ritet fetare si ndezja e zjarreve, lutjet dhe kërcimi.

Ky festival fetar në fakt është edhe mbledhja e parë masive pas lirimit të gati të gjitha masave kufizuese kundër COVID-19 në Izrael.