Kina dërgon në hapësirë ​​modulin për banim

0
117

Kina lëshoi sot modulin e parë të përhershëm në stacionin e saj hapësinor, që do të jetë në gjendje të strehojë astronautë në planin afatgjatë.

Moduli “Tianhe” ose “Harmonia Qiellore” është pjesë e stacionit hapësinor të përhershëm, në të cilin astronautët do të jenë në gjendje të jetojnë deri në gjashtë muaj.

Ky modul do të jetë qendra e menaxhimit dhe kontrollit të stacionit hapësinor dhe hapësira kryesore e jetesës së ekuipazhit, si edhe do të mbështesë disa eksperimente shkencore dhe teknologjike.

Lëshimi i “Tianhe” është i pari nga 11 misionet e domosdoshme për të përfunduar stacionin hapësinor, që do të fluturojë rreth Tokës në një lartësi prej 340 deri në 450 kilometra./ATSH