OBSH: Evropa tani ka më shumë të vaksinuar se raste infektimi

0
84

Në Europë, është konfirmuar se ka më shumë persona të vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, sesa që janë infektuar me të, deklaroi OBSH.

“Kanë kaluar 462 ditë që kur janë raportuar infeksionet e para në rajonin europian”, tha sot Drejtori Rajonal i OBSH-së në Europë, Hans Kluge.

“Që atëherë, virusi është zbuluar në 5,5 % të popullsisë së përgjithshme europiane, ndërsa 7 % janë vaksinuar plotësisht”, vlerësoi ai.

Kluge theksoi se për herë të parë në dy muaj, Europa ka regjistruar një rënie të ndjeshme të infeksioneve të reja javën e kaluar, megjithatë ai paralajmëroi se ngarkesat e rasteve mbetën ende jashtëzakonisht të larta.

Ekspertët thonë se numri i vërtetë i infeksioneve është shumë më i lartë se numri zyrtar.

Sipas Kluge, rreth 215 milionë doza vaksinash janë administruar deri më tani në rajon, kurse rreth 16 % e popullsisë ka marrë të paktën një dozë.//atsh