Ky është drejtori i ri i Doganës së Kosovës

0
258

Sot në drejtorin e Doganës u mbajt ceremonia e pranim – dorëzimit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm nga U.D. Bajram Rexha  tek drejtori i ri i përgjithshëm z. Agron Llugaliu, sipas vendimit të Qeverisë së Rrepublikës së Kosovës 07/1017 të datës 22/04/2021.

Ushtruesi i detyrë së drejtorit të përgjithshëm z. Bajram Rexha uroj drejtorin e ri në këtë pozitë, nga ana tjetër drejtori i sapo zgjedhur z. Agron Llugaliu theksoi se “Sot kam pranuar detyrën e cila nuk është privilegj, por përgjegjësi e madhe në drejtimin e doganës. Synoj që të reformojmë dhe modernizojmë strukturën dhe proceset e punës, me qëllim të orientimit të Doganës së Kosovës në shërbim të qytetarit dhe bizneseve të vendit, në veçanti për nxitje të eksportit dhe favorizim të investimeve të huaja, përmes sundimit të mirëfilltë të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve të avancuara të zhdoganimit. Në anën tjetër do të jemi të përkushtuar në evitimin e praktikave jo-profesionale dhe në luftimin e ekonomisë jo-formale.

Me këtë rast, zt. Llugaliu theksoj se është i njohur me pritjet për Doganën e Kosovës dhe premtoj qasje strategjike për ti përmbushur këto pritje, duke përfshirë edhe rëndësinë që ka bashkëpunimi me institucionet tjera në këtë rrugëtim.