Franca rihapje graduale të jetës publike nga 19 maji

0
77

Presidenti francez Emmanuel Macron po planifikon të hapë gradualisht pjesë të mëdha të jetës publike nën rregulla të rrepta nga 19 maj, duke përfshirë dyqanet, objektet kulturore dhe zonat e jashtme të restoranteve.

“Shtetrrethimi i natës, që po zbatohet aktualisht nga ora 19:00, do të rikthehet sërish në orën 21:00”, tha Macron për gazetat rajonale.

“Dhe nga 9 qershori, shtetrrethimi do të rikthehet sërish në 23:00 dhe kafenetë, restorantet dhe palestrat do të rihapen”, shtoi ai.

Presidenti francez konfirmoi, gjithashtu, se kufizimet në lëvizjen brenda vendit do të hiqen nga e hëna.

Shkalla e incidencës shtatëditore të infeksioneve për 100 000 banorë aktualisht qëndron në rreth 300 në Francë.

Situata në njësitë e kujdesit intensiv mbetet e tensionuar, edhe pse numri i rasteve ka rënë disi kohët e fundit.

Sipas raportimeve, shterrethimi i natës do të hiqet plotësisht më 30 qershor./atsh