Pse u ulën shtesat për punëtorët shëndetësorë, Vitia flet edhe për inspektorët

0
282

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia i është përgjigjur pyetjes së deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu në lidhje me shtesat për punëtorët shëndetësorë.

Qeveria e Kosovës vendosi që të paguaj me nga 150 euro mjekët dhe infermierët, ndërsa punëtorët mbështetës me nga 100 euro shtesa për muajt prill dhe maj të këtij viti, shkruan Gazeta Shneta.

Mjekët me vendimin e ish-Qeverisë Hoti janë paguar me nga 250 euro shtesa deri në fund të muajit mars.

Deputeti i Kuvendit Bekim Haxhiu nga radhët e PDK-së, ka pyetur ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia pse është marr vendimi për shtesa me vetëm 150 euro.

Vitia ka deklaruar se propozimi për këtë shumë të shtesave është bërë në bazë të kapaciteteve buxhetore.

“Shtesat për profesionistët shëndetësorë kanë përfunduar më 30 mars. Ne kemi kërkuar mënyra për të vazhduar këto shtesa për të respektuar punën e tyre. Propozimi ka ardh nga Ministria e Financave dhe është miratuar nga Qeveria në bazë të kapaciteteve buxhetore”, ka deklaruar Vitia.

Ai ka thënë gjithashtu se të gjithë inspektorët që kanë qenë të angazhuar në pandemi do të përfshihen në këto pagesa.