Kurti të martën udhëton drejt Brukselit

0
103

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën do të niset për vizitë zyrtare.

Kjo është konfirmuar nga Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka njoftuar se Kurti do të takojë zyrtarët më të lartë të BE-së, njofton KlanKosova.tv.

“Kryeministri Kurti do të udhëtojë të martën për në Bruksel dhe do të ketë një vizitë dyditore ku do të ketë takime me përfaqësues të lartë të BE-së, prej tyre më të rëndësishmit janë me: Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Përfaqësuesin e Lartë të Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe shumë komisionarë të ndryshëm”, ka thënë Kryeziu.

Ai ka shtuar se Kurti gjatë këtyre vizitave do të shoqërohet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.