Zgjedhjet në Shqipëri, deri tani pjesëmarrja e votuesve në rang vendi 35.72 për qind

0
67

Pas 8 orëve të hapjes së procesit të votimit, 35.72 për qind është pjesëmarrja në rang vendi.

Në qarkun e Lezhës pjesëmarrja është 26 për qind. Shihet një pjesëmarrje më e lartë se në vitin 2017. Procesi ka vijuar i qetë si në bashki ashtu dhe në njësitë administrative, raporton Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Problem ka pasur vetëm disa herë me identifikuesin biometrik e cila ka sjellë vonesa në procesin e votimit ne disa qendra votimi.

Ndërsa KZAZ 61, bashkia Roskovec pjesëmarrja është 32 për qind Kzaz 60, bashkia Patos 28 për qind, Kzaz 62 për qind, bashkia Mallakastër 31 për qind.

Ndërsa në Memaliaj 22 për qind, Dropull 9.2 për qind, Përmeti 24,6 për qind, Këlcyra 11,5 për qind dhe Libohovë 25 për qind.

Në total për qarkun Gjirokastër pjesëmarrja deri tani është në 20,4%. Në KZAZ 89, Delvinë pjesëmarrja është 21 për qind.

Në Tepelenë pjesëmarrja është 25,8 për qind. Deri në orën 12.45 kanë votuar 4671 persona në KZAZ 90 në Sarandë, nga 47000 banorë që janë në lista.

Në KZAZ Nr.91, në Bashkinë e Finiqit kanë votuar pak më shumë se 2500 votues nga 31000 banorë që janë të regjistruar në listat e votimit, pra 7 për qind kanë votuar.

Në qendrën e votimit nr. 4681 në Ksamil pjesëmarrja ka arritur rreth 15 për qind.

Deri tani ne KZAZ 61, bashkia Roskovec është votuar deri në masën 14 për qind, ne KZAZ 62, bashkia Mallakastër 18 për qind dhe ne KZAZ 60, bashkia Patos 15 për qind.

Në të 4 KZAZ të Delvinës 89,të Sarandës 90, të Finiqit 91 dhe të Konispolit 92, procesi vazhdon normalisht, ku pjesëmarrja është 3-4 për qind.

Në KZAZ nr. 55 në qytetin e Lushnjes kanë votuar 13.607 votues nga 45076 totali edhe pjesëmarrja është 30 për qind.