Von Cramon e quan të prapranueshëm votimin e Kurtit në zgjedhjet e Shqipërisë

0
104
Viola von Cramon-Taubadel
Viola von Cramon-Taubadel

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë që është i papranueshëm votimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në zgjedhjet në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Von Cramon tha që në Kosovën ankohen për ndërhyrjet nga Serbia, ndërsa vet kryeministri Kurti voton në një shtet fqinj.

“Nuk mund ta kuptoj për cka është e gjithë kjo. Në njërën anë të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrjen nga Serbia apo nga presidenti Aleksandar Vuçiq, por në anën tjetër kryeministri i Kosovës edhe voton në një shtet fqinj. Nuk është e pranueshme, së paku jo për mua”, ka shkruar Von Cramon.