Vetura futet në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë, ndalohet nga qytetarët

0
204

Një makinë ka thyer barrierat dhe është futur në mes të sheshit “Skënderbej”. Në pamje shihet se makina ka dëme materiale, por nuk dihet nëse ka persona të plagosur.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, që është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në momentin që personi me makinë është futur në shesh dhe ka vijuar të bëjë manovra të rrezikshme.

Kur i është kërkuar nga qytetarët që të ndalojë ai ka vijuar të bëjë rrotullime me mjetin e tij, ndërsa në atë mometn një qytetar i është futur nga dritarja dhe me ndihmën e qytetarëve të tjerë e ka nxjerrë nga makina me dhunë.