Situatë alarmante në Indi, mungesë shtretërish dhe oksigjeni

0
35

Sistemi shëndetësor indian është në prag të kolapsit, i mbingarkuar nga vala e dytë e COVID-19, që sot regjistroi një rekord prej 295 000 rastesh të reja dhe mbi 2 000 vdekje.

Metropolet e ndryshme, para së gjithash kryeqyteti, nuk kanë më shtretër në spitale, me njësi të kujdesit intensiv prej ditësh plot.

Situata është e njëtë edhe në klinikat private.

Jashtë spitaleve ka radhë të pafund të ambulancave dhe automjeteve private, me pacientë që marrin frymë falë bombolave ​​të oksigjenit dhe shpresojnë të pranohen në repart.

Shumë reporterë sugjerojnë që viktimat e epidemisë janë shumë më të shumta, sesa ato të regjistruara zyrtarisht.

“Në shumë raste, të sëmurët nuk arrijnë në spitale dhe vdesin në shtëpi”, shprehen gazetarët.

Agjencia PTI raportoi sot për luftën e vazhdueshme midis shteteve, që konkurrojnë për rezervat e oksigjenit, që po shkojnë drejt fundit./ATSH