Në Mars prodhohet për herë të parë oksigjen

0
77

Për herë të parë, oksigjeni prodhohet në planetin Mars.

”Prodhimi i oksigjenit u realizua nga një instrument në bordin e roverit të së NASA-s, Moxie, i cili e realizoi nga atmosfera e planetit, e përbërë nga 96% dyoksid karboni”, njoftoi NASA.

Në këtë eksperiment të parë, i cili ndodhi disa ditë pas fluturimit të suksesshëm të dron-helikopterit Ingenuity, u nxorën vetëm 5 gramë oksigjen, aq sa një qenie njerëzore të merrte frymë 10 minuta, por qëllimi i Moxie është të prodhojë deri në 10 gram të oksigjenit në orë.

“Megjithëse ky demonstrim teknologjik sapo ka filluar, ai mund të hapë rrugën për mundësinë e bërjes së trillimeve shkencore një realitet”, vëren agjencia amerikane e hapësirës, NASA./ATSH