Mbyllet procesi i votimit në Shqipëri

0
63

Në Shqipëri është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare.

Të drejtë vote kanë pasë 3 milionë e 588 mijë e 869 persona, sipas Komisionit Qendror Zgjedhor deri në orën 18:00 kanë votuar 45.49% e qytetarëve.

Për 140 vende në Parlamentin shqiptar garuan 1841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur, ku prej tyre 39.76% ose 732 janë kandidate femra.

Qendra më e madhe e votimit në Tiranë në Gjimnazin “Andon Zako Çajupi” është mbyllur brenda orarit të duhur.

Të gjithë komisionerët e kësaj qendre kanë dalë nga aty, për pak pritet që policia të futet brenda dhe të marrë të gjitha kutitë e fletëvotimit që do të dërgohen diku tjetër për numërim.

Komisioni Qendror Zgjedhor në Shqipëri ka thënë se gjatë tërë ditës nuk është se janë raportuar probleme të mëdha, për pos disa incidenteve të vogla dhe problemeve teknike.

Në Tiranë vetëm në një qendër të votimit për pak orë është ndërprerë puna, pasi dy komisionerë të saj janë përleshur me njëri-tjetrin.

Në tërë vendin ishin 5,199 vendvotime, vetëm në 142 prej tyre në Qarkun e Tiranës nuk kanë mundur të bëjnë verifikimin e personave në mënyrë elektronike, pasi pajisjet për këtë gjë nuk kanë punuar.

Vetëm në kryeqytet ishte në funskion pilot-projekti për të votuar me në formë elektronike.