Gjermania, e mbyllur deri në qershor

0
333

Rastet pozitive me koronavirus në Gjermani kanë shënuar rritje sërish këtë fundjavë, pavarësisht masave strikte të mbylljes.

Qeveria gjermane ka deklaruar se nuk pret relaksim të masave para fundit të muajit maj.

Ministri i Financave, Olaf Scholz, ka thënë për gazetën gjermane “Bild am Sonntag” se shtetit i nevojitet një planifikim se si t’i kthehet jetës normale.

“Kemi nevojë për një plan se si t’i kthehemi jetës normale, por ky nuk duhet të jetë një plan i cili duhet të revokohet pas vetëm pak ditësh”, ka thënë Sholz.

Sipas tij, qeveria duhet të bëjë të qartë hapat për hapjen e vendit deri në fillim të verës së këtij viti, duke lejuar hapjen e restoranteve dhe mundësinë që qytetarët të planifikojnë pushimet.