Dëshmia e shoferit që trazoi Tiranën: U nisa për të votuar, por përdora kanabis

0
239

32-vjeçari, Arben Mema, i cili e ka trazuar kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën duke hyrë me shpejtësi në sheshin “Skenderbej”, duke rrezikuar shumë qytetarë.

Ai në polici ka deklaruar se ishte nisur për të votuar dhe ka kaluar nga zona e parkut ku ka marrë pesë gramë kanabis në dy qese farmaceutike.

Mema është shprehur se një pjesë prej tyre i ka pirë dhe pastaj shton se nuk e ka kuptuar si ka ndodhur ngjarja.

“Dola nga shtëpia dhe para se të shkoja për të votuar, kalova te zona e parkut. Aty mora pesë gram kanabis në dy qese farmaceutike. Një pjesë e piva. Nuk e di as vetë si ndodhi sepse nuk po kuptoja asgjë. Isha në Yzberisht dhe aty më doli një makinë para ku e përplasa”, raporton Abc News, përcjell Klan Kosova.