Biden njeh gjenocidin armen

0
39

Presidenti amerikan, Joe Biden njohu gjenocidin armen, duke u bërë presidenti i parë i SHBA-së që e cilëson si të tillë vdekjen e një milion e gjysmë armenëve, të masakruar nga perandoria osmane në 1915.

Deklarata tradicionale e Shtëpisë së Bardhë me rastin e ditës përkujtimore, më 24 prill, përmend për herë të parë fjalë gjenocid.

“Amerikanët nderojnë të gjithë armenët që kanë humbur jetën në gjenocidin që filloi 106 vjet më parë”, shkruan Biden.

“Ne konfirmojmë historinë, ne nuk po e bëjmë këtë për të mbingarkuar askënd por për të siguruar që ajo që ka ndodhur nuk do të ndodhë më kurrë”, shtoi ai.

Menjëherë pas lëshimit të njoftimit për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan denoncoi “politizimin nga palët e treta” të debatit rreth kësaj kohe të historisë.

Gjenocidi armen është njohur nga më shumë se 20 vende dhe shumë historianë, por është kundërshtuar me forcë nga Turqia./ATSH