Rritje rekord rastesh, Qipro vendos bllokim të ri

0
45

Republika e Qipros njoftoi vendosjen e një bllokim të ri dyjavor, përfshirë fundjavën e gjatë të Pashkës Ortodokse, ndërsa spitalet po përpiqen të përmbajnë rritjen e ndjeshme të rasteve COVID-19.

Në mes të valës së tretë të epidemisë, autoritetet regjistruan 941 raste të reja të ndotjes të martën, një rekord ditor.

Gjatë javës së kaluar, Qipro regjistroi 668 raste të reja ditore për 100 000 banorë, niveli më i lartë në botë, sipas të dhënave.

“Numri në rritje i infeksioneve, i kombinuar me presionin e fortë mbi sistemin shëndetësor, nuk mund të na lënë indiferentë dhe kërkon vendime të vështira dhe masa drastike”, tha ministri i Shëndetësisë, Konstandinos Ioannou në një konferencë për shtyp.

Me përjashtim të arsyeve profesionale, banorët do të mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm nga 26 mars deri më 9 maj, një herë në ditë, pasi të dërgojnë një SMS tek autoritetet.

Bizneset jothelbësore do të mbyllen dhe ora e ndalimit policor do të fillojë në 21:00, nga 23:00 që është tani dhe do të vazhdojë deri në 05:00.

Disa kufizime do të lehtësohen më 2 maj, në ditën e Pashkës ortodokse.

Nga 10 maji, personat që dëshirojnë të mblidhen, për shembull në një restorant, do të duhet të sigurojnë një test negativ të kryer brenda 72 orësh, të provojnë se kanë marrë një dozë të parë të vaksinës ose që e kanë kaluar COVID-19 para tre muajsh./ATSH