Në QKUK u realizua heqja e peshës së tepërt nga trupi

0
273
Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është realizuar intervenimi me qasje laparaskopike në fushën e kirurgjisë bariatrike (ose ndryshe heqja e peshës së tepërt nga trupi).
Ky intervenim është realizuar në bashkëpunim me stafin shëndetësor të Klinikës së Anestezionit, me ç‘rast pacienti i është nënshtruar operacionit “Sleeve gastrectomy – Body Mass Index” (Zvogëlim enorm i lukthit për arsyer të obezitetit).
Pacientja 52 vjeçare është liruar në shtëpi 7 ditë pas operimit, në gjendje të mirë shëndetësore.
Stafi i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale është i përkushtuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, për të cilat pacientët tanë, më parë operacione të tilla i kryenin jashtë vendit.