Vidhen 600 euro nga kasaforta e një xhamie në Gjilan

0
55

Disa persona kanë depërtuar brenda objektit të një xhamie dhe nga kasaforta kanë vjedhur 600 euro.

Rasti ka ndodhur në Gjilan të premtën më 16 prill rreth orës 17:40.

VJEDHJE E RËNDË

Rr. Fadil Jakupi, Gjilan 16.04.2021 – 17:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar brenda objektit të xhamisë dhe nga kasaforta kanë vjedhur 600 (gjashtë qind) € para.