Llapi kalon në finale të Kupës, do të përballet me Dukagjinin

0
38

Tashmë dihen dy skuadrat finaliste të Kupës së Kosovës për edicionin 2020/21. Pas Dukagjinit, biletën për finalen e madhe e ka siguruar edhe Llapi.

Kjo e fundit ka barazuar 2:2 me Prishtinën në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe kalimin tutje e ka arritur në saje të fitores në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, 3:2.

Prishtina dy herë ishte në epërsi në këtë ndeshje, por në të dyja rastet llapjanët arritën t’i barazojnë shifrat.

Shifrat e ndeshjes u zhbllokuan në minutën e 6-të, kur Enis Gavazaj shënoi nga penalltia. Rezultatin e barazoi Ahmed Januzi, në minutën e 16-të.

Prishtina e riktheu epërsinë në pjesën e dytë me golin e Mërgim Pefqelit (63’), por dy minuta para fundit të ndeshjes rezultatin e barazoi Muhamet Hyseni.