Kusari Lila: Grafitet në shtëpinë e Graincës janë realiteti i mizogjenisë në politikën kosovare

0
200

Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë që grafitet në muret e shtëpisë së familjes së deputetes së LVV-së Adelina Granica, janë realiteti i “mizogjenisë në politikën kosovare”.

Përmes një postimi në Facebook, Kusari Lila ka thënë që nëse ky akt nuk dënohet nga partia në të cilën ishte pjesë deputetja Grainca, atëherë sipas saj, aty qëndron vetë përgjigja e largimit të saj nga ata (PDK).

“Grafitet në muret e shtëpisë së familjes Grainca të shkruara dje pasdite, janë realiteti i mizogjenisë në politikën kosovare, sipas së cilës vajzat dhe gratë nuk konsiderohen të denja për vendimarrje pos valutë për shkëmbim dhe zbatim të urdhërave të partisë”.

“Nëse ky akt i shëmtuar nuk denohet nga grupimi politik pjesë e të cilit ishte Adelina deri para zgjedhjes së Presidentes, atëherë aty qëndron vetë përgjigja e largimit të saj nga ata, në mënyrën se si një parti e konsideron dhe trajton një vajzë të re me mendim ndryshe”, ka shkruar ajo.