Kina po krijon “Qytetin e Zgjuar”, drejtuar nga inteligjenca artificiale

0
160

Banorët që jetojnë në “AI City” (Qyteti i Inteligjencës Artificiale) dhe vizitorët e tyre, do të shërbehen nga inteligjenca, e cila përdor sensorë dhe pajisje për mbledhjen e të dhënave për të marrë informacione rreth tyre.

Ndërsa themeluesit e tij thonë se projekti, i cili quhet “Cloud Valley” (Lugina e Reve), është krijuar për të siguruar një standard më të rehatshëm të jetesës, të tjerët kanë ngritur shqetësime mbi çështjet e mundshme të privatësisë.

Kompania daneze e arkitekturës BIG dhe Terminus, një kompani teknologjike kineze, zbuluan planet e tyre për të ndërtuar Qytetin e Zgjuar në qytetin jug-perëndimor të Kinës, Chongqing, gjatë konferencës së teknologjisë “Web Summit”, javën e kaluar.

“Është pak a shumë si papritur të mendosh të zhvendosesh në periferi, vetëm se këtu, edhe nëse vjen për herë të parë, kamarieri e di pijen tënde të preferuar”, tha partneri i BIG, Bjarke Ingels.

Inteligjenca artificiale do të mbledhë informacion mbi banorët, duke marrë të dhëna/informacion nga pajisjet e tyre të lidhura me WIFI, në përpjekje për të reaguar automatikisht ndaj nevojave të tyre.

Edhe pse u zbulua vetëm javën e kaluar, Cloud Valley, e cila pritet të shtrihet në ekuivalentin e 200 fushave të futbollit, në të vërtetë u bë publik në prill të këtij viti.

“Ndërsa rrezet e diellit godasin shtëpitë, dritaret e dhomave të gjumit rregullojnë nivelin e errësirës, për të lejuar që një dritë natyrale të zgjojë banorët e përgjumur” përshkroi Terminus në faqen e saj të internetit.”

Pasi drita të ketë mbushur dhomën, një kujdestare shtëpie e inteligjencës artificiale, me emrin Titan, zgjedh mëngjesin tuaj, ju përshtat një veshje bazuar te moti dhe ju paraqet një axhendë të plotë të ditës suaj.

Sidoqoftë, njoftimi ngriti disa diskutime, me shumë njerëz që krahasuan aspektin e mbikëqyrjes me librin “1984” të George Orwell.

Eva Blum-Dumontet, një studiuese e vjetër në grupin britanik të Privatësisë Ndërkombëtare, paralajmëroi se Qytetet e Zgjuara mund të paraqesin një kërcënim të madh për të drejtat e njeriut nëse qeveritë nuk marrin masa për të kufizuar mbikëqyrjen, si dhe për të siguruar personat që nuk janë profesionistë të teknologjisë dhe rrjedhimisht, mund të manipulohen më lehtë.

“Ne duhet të pyesim, për shembull, si do ndikojë ky qytet te njerëzit që nuk kanë dije për teknologjinë”.

Ky rrezik është më i madh kur nuk ka një kornizë ligjore që kufizon aksesin që qeveritë mund të marrin mbi të dhënat e mbledhura nga ndërmarrjet private.

Edhe pse “Smart City” apo Qyteti i Zgjuar, tingëllon si një seri e “Black Mirror” për shumë prej nesh, Kina ka tashmë një numër të konsiderueshëm restorantesh dhe fabrikash të drejtuara tërësisht nga robotë.

Burimi: Unilad