FIFA: Futbolli është shpresë, dhe është përgjegjësia jonë është që ta bëjmë realitet

0
37

Të martën mbrëma edhe zyrtarisht është pezulluar “Superliga e Evropës”, pjesë e së cilës ishin 12 skuadra nga tre ligat kryesore: Premier League, Serie A dhe La Liga.

Klankosova.tv ka pyetur në organin më të lartë të futbollit (FIFA), për ta marrë një qëndrim për këtë zhvillim që bëri bujë në të gjithë opinionin futbolldashës.

FIFA në një përgjigje për Klankosova.tv, theksoi se duhet respekt dhe dialog mes palëve duke mbrojtur interesin kombëtar, evropian, dhe futbollin global.

“Presidenti Gianni Infantino, në fjalimin e tij në Kongresin e Përgjithshëm në Montreux tha se nuk pajtohet me projektin e Superligës Evropiane, duke bërë thirrje që palët e përfshira të shqyrtojnë pozicionin e tyre. Infantino tha se Superliga e cila u synua të krijohet u ndërtua mbi bazat e kornizës institucionale të FIFA-s dhe UEFA-s”.

“FIFA është një organizatë e cila ndërtohet mbi vlerat, vlerat e vërteta të sportit”.

“Është një organizatë që është ndërtuar mbi statutet tona, statutet që përcaktojnë kornizën institucionale, me piramidën, me FIFA-n, konfederatat, shoqatat, ligat, klubet, lojtarët. Dhe në FIFA, ne vetëm mund të kundërshtojmë me forcë krijimin e një superlige e cila është një dyqan i mbyllur, i cili është një shkëputje nga institucionet aktuale, nga ligat, nga shoqatat, nga UEFA dhe nga FIFA, e cila është jashtë sistemit . Nuk ka asnjë dyshim të mosmiratimit të FIFA-s për këtë”.

Kreu i FIFA-s theksoi se e mbështet këtë model të garës së futbollit, që ai e kishte promovuar sa ishte drejtor i Çështjeve Ligjore në UEFA, garës në hapjen dhe përfshirjen e ekipeve, promovimin dhe rënien nga kategoritë e garave.

Ai theksoi se iniicativën për Superligën Evropiane e konsideron për përfitime financiare të disa individëve.

“FIFA është këtu, dhe unë jam këtu sot si president i FIFA-s, për të sjellë mbështetje të plotë për futbollin evropian. UEFA, dhe 55 shoqatat anëtare të UEFA dhe FIFA, në ligat, klubet, lojtarët dhe tifozët. Për të gjithë tifozët, në të gjithë Evropën, dhe në të vërtetë në të gjithë botën gjithashtu”.

“Ne mund të shohim se ka shumë për të hedhur larg për përfitime financiare afatshkurtra të disave”.

“Njerëzit duhet të mendojnë me shumë kujdes, duhet të reflektojnë dhe duhet të marrin përsipër përgjegjësitë. Ata duhet të mendojnë jo vetëm për aksionarët e tyre, por duhet të mendojnë për të gjithë njerëzit, për të gjithë tifozët, për të gjithë ata që kanë kontribuar për ta bërë futbollin evropian atë që është sot. Kthehemi jo vetëm dekada prapa, por shkon edhe më shumë se njëqind vjet. Njerëzit – me dashuri, me pasion, me përkushtim – i kanë krijuar të gjitha këto. Dhe ne duhet ta mbrojmë këtë. Tash është detyra jonë”.

Më tej, shtëpia ndërkombëtare e futbollit thekson se është një organizatë demokratike, një organizatë që është e hapur,”.

“Gjithkush mund të sjellë ide dhe propozime, por gjithmonë me respekt për institucionet, ligat, shoqatat, UEFA dhe FIFA. Me respekt për historinë dhe me respekt për pasionin e kaq shumë njerëzve në të gjithë botën. Unë e kuptoj gjithashtu se në këto ditë të veçanta, emocionet janë shumë të larta, por ne duhet ta mbajmë gjithmonë vijën. Futbolli është shpresë, dhe është përgjegjësia jonë që ta bëjmë shpresën realitet. Kështu që ne shpresojmë që gjithçka të kthehet në normalitet, dhe gjithçka të zgjidhet, por gjithmonë duke vepruar me përgjegjësi, me respekt, me solidaritet dhe gjithmonë në interes të futbollit kombëtar, evropian dhe global”.