Biden: Dënimi i policit që vrau George Floyd një hap i madh përpara kundër racizmit sistematik

0
83

Kemi bërë një hap të madh përpara kundër racizmit sistematik, i cili është një njollë në shpirtin e vendit tonë, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden, duke folur për kombin amerikan në një fjalim të drejtpërdrejt në televizion, pas vendimit të gjyqit të Floyd.

“Sot u mor një vendim. hap gjigant në marshimin drejt drejtësisë në Amerikë”, shtoi Biden, i cili përshkroi vdekjen e George Floyd si “një vrasje në dritën e diellit”.

Për presidentin amerikan, megjithatë, duhet të bëhet shumë më tepër, edhe nëse vendimi mund të përfaqësojë “një ndryshim të rëndësishëm”.

Presidenti më pas u bëri thirrje amerikanëve për unitet dhe për të shmangur dhunën.

Pas vendimit, ai foli në telefon me familjen e Floyd.

Mbi këtë proces nuk e fshehën gëzimin as ish-presidenti Obama, po ashtu edhe kryeministri britanik, Boris Johnson./ATSH