Pas 7 vitesh radhazi, ky është qyteti që “mund” New York-un, si vendi me më shumë miliarderë!

0
168

Sipas listës vjetore të njerëzve të pasur në Forbes, Pekini, kryeqyteti i Kinës, është vendi me më shumë miliarderë në botë. Vendi shtoi 33 miliarderë vitin e kaluar, ndërsa tani ka plot 100 të tillë, sipas revistës së biznesit. Ndërkohë, këtë vit qyteti i New York gjendet në vend të dytë me 99 miliarderë, pas 7 vitesh në krye të listës.

Fakti që e përballuan me shpejtësi situatën e Covid-19, rritja e shpejtë e firmave teknologjike dhe tregjeve të aksioneve gjatë pandemisë, bënë që Pekini të ishte në vendin e parë.

Megjithatë, edhe pse Pekini ka më shumë miliarderë sesa New York, ky i fundit ka shumën më të madhe neto të të gjithë miliarderëve, 80 miliardë dollarë më shumë se shuma e miliarderëve në Pekin.

Banori më i pasur i Pekinit është Zhang Yiming, themeluesi i aplikacionit TikTok dhe shefi ekzekutiv i firmës së tij mëmë, ByteDance. Pasuria e tij neto është dyfishuar me 35,6 miliardë dollarë. Ndërsa, në New York, ish-kryetari i bashkisë, sipërmarrësi i suksesshëm dhe themeluesi i Bloomberg L.P, Michael Bloomberg, ka një pasuri me vlerë 59 miliardë dollarë.

Rritja e tregtisë elektronike në Kinë

Kina, së bashku me SHBA-në, ka parë se si gjigantët saj të teknologjisë janë rritur edhe më shumë gjatë pandemisë: Më shumë njerëz kërkonin të blinin online, si dhe të gjenin burime argëtimi aty. Kjo erdhi me një shtim masiv të pasurisë për themeluesit e këtyre platformave dhe aksionerët përkatës. Gjysma e miliarderëve të rinj të Kinës e bënë pasurinë e tyre nga ndërmarrjet prodhuese ose teknologjike, përfshirë miliarderen Kate Wang, e cila i bëri paratë nga cigarja elektronike.

Në total, Kina numëron 724 miliarderë, ndërsa SHBA-ja, 689. Në vendin e tretë është India, me 140 miliarderë.

Jeff Bezos, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Amazon, mbetet personi më i pasur në botë për të katërtin vit radhazi. Pasuria e tij neto është aktualisht 188.5 miliardë dollarë.

Burimi: BBC