EMA pritet të lëshojë rekomandimin për Johnson&Johnson

0
30

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) pritet të lëshojë një rekomandim për përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson kundër Covid-19, pasi pa raste shumë të rralla të mpiksjes së gjakut, të pazakonta, që kanë ndodhur në SHBA pas vaksinimit.

Gjashtë raste të trombozës së sinusit venoz cerebral (CVST) kanë ndodhur në SHBA, kryesisht në kombinim me nivele të ulëta të trombociteve të gjakut.

Një javë më parë, Johnson & Johnson filluan dërgimin e vaksinave në vendet e Bashkimit Europian.

Ndaj kompania kërkoi të vonojë fillimin për të lënë kohë për sqarime.

Sidoqoftë, EMA tha se ”vaksina mund të përdoret pa kufizime dhe se përfitimet në parandalimin e Covid-19 tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore”.

Rregullatorët amerikanë pezulluan përdorimin e vaksinës një javë më parë pasi rreth 6,8 milion njerëz morën injeksionin./ATSH