EMA: Johnson & Johnson në shqyrtim, lidhja shkakore nuk është provuar

0
51

Komiteti i sigurisë i Agjencisë Europiane të Barnave (EMA) po heton që prej një jave të gjitha raportet e ngjarjeve embolike te personat e vaksinuar me Johnson & Johnson, njoftoi rregullatori në një shënim.

“Tani për tani, nuk është e qartë nëse ekziston një lidhje shkakore”, tha EMA.

“Zhvillimet e sotme po monitorohen nga afër nga EMA”, shkroi në Twitter eurokomisionerja për Shëndetin, Stella Kyriakides.

Agjencia vuri në dukje se është në kontakt me rregullatorin amerikan FDA dhe rregullatorët e tjerë ndërkombëtarë dhe do të komunikojë më tej sa të përfundojë vlerësimin.

Vaksina antiCOVID-19 Johnson & Johnson u ndalua në SHBA dhe shpërndarja e saj në Europë u vonua, sepse autoritetet shëndetësore po hetojnë një lidhje të mundshme me raste të rralla të mpiksjes së gjakut në disa të vaksinuar./ATSH