“Propaganda e sotme, pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit, është tipike pëlcitje e ndohtë e propagandës së përhershme shtetërore serbe”

0
194

Nga Ibrahim Berisha

Nëse u kujtohet, porsa qe zgjedhur presidente e Kroacise, Kolinda Grabar Kitaroviq, një portal në Serbi, paraqiti foto “të nxehta”, ku gjoja ishte ajo. Presioni zyrtar kroat detyroi pranimin e mashtrimit nga “qendrat propaganduese serbe”. Njësoj, por me një version ende më agresiv, mashtrues, u plasua lajmi për “poligaminë” ku involvohet “familja e presidentes” nga një kenias “zyrtar”!

Ju kujtohet akademikët dhe politikanët serbë kur shkruanin e thoshin “Gratë shqiptare janë makina të lindjes”. Kuptohet lehtë, vetë nocioni poligami është “ushqimi” i përdorur gjerësisht nga “shkenca” dhe “politika serbe” për të goditur shqiptarët si “tribalë”, “të pacivilizuar”, “dorë e dytë njerëzish”. Kjo praktikë, koloniale për të fyer shqiptarët në sy të botës.

Kjo e sotmja, vetëm një ditë pas zgjedhjes së presidentes Vjosa Osmani Sadriu, është tipike pëlcitje e ndohtë e propagandës së përhershme shtetërore serbe, por tash madje nga Kenia afrikane!