Johnson: Vazhdoni të vaksinoheni me AstraZeneca

0
75

Kryeministri britanik, Boris Johnson i nxiti britanikët të ndjekin rekomandimet e Autoritetit Shëndetësor Britanik dhe të vazhdojnë të vaksinohen me vaksinën antiCOVID-19 AstraZeneca.

“Është shumë e rëndësishme të vazhdohet në këtë rrugë”, tha kryeministri për BBC.

“E qartë, vaksina pati një ndikim në trajektoren e virusit”, shtoi ai.

Në total, 37 119 083 milionë persona janë vaksinuar në BM.

Prej tyre 5 496 716 kanë marrë tashmë dozën e dytë./ATSH