Haradinaj: Ende s’kemi vendim, vota e deputetes Reshitaj pjesë e trafikimit për zgjedhjen e presidentes

0
124

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë që ende nuk e kanë një vendim për Albena Reshitaj, e cila ishte e vetmja deputete nga kjo parti e cila mori pjesë në procesin e votimit për presidentin e vendit.

“Ne e shohim vendimin e deputetes Reshitaj si pjesë e procesit të trafikimit të votave dhe nuk na vjen mirë. Ende nuk ka ndonjë vendim në parti për të”, u shpreh Haradinaj në një konferencë për media.

“Si AAK, kemi qenë të gatshëm që të vendosim marrëdhënie të çfarëdolloj natyre që janë të nevojshme për të ndihmuar për krijimin e institucioneve, por nuk ndihemi mirë kur edhe deputetja Reshitaj, edhe ne kemi kërkuar votë për AAK-në. Veprimi individual ia ka pamundësuar Aleancës, rolin e vet në ndërtimin e institucioneve”, u shpreh ai.